Adele zbulon detajet e dasmës

19/11/2016 00:00

Në median rozë është spekuluar se ajo dhe i fejuari i saj Simon Konecki do të organizonin një dasmë përrallore prej 92 milionë dollarësh. Adele ka hedhur poshtë këto thashetheme ndërkohë që zbardh detaje për ceremoninë e vërtetë.

Pure patatesh me qepe dhe salsiçe do të jenë pjatat e vetme të servirura në gosti, ashtu siç do të bënte vetëm një britanik tradicional. Këngëtarja e hitit “Send My Love” do të organizojë një ceremoni të vogël me veshje të thjeshta dhe çdo detaj do të përqendrohet rreth betimeve të çiftit sesa tek pamja e tyre, ushqimi apo arredimi.

Pas ceremonisë private të gjithë të ftuarit do të shkojnë në gostinë të organizuar në formë feste adoleshentesh ku do të shijojnë ushqimet tradicionale britanike.

Menaxheri i këngëtares ka pohuar për revistën “The Mirror” se Adele momentalisht gjendet në turne dhe koha nuk premton për një dasmë madhështore apo për fustane princeshash.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel