Rita Ora, dedikim vëllait për ditëlindje

19/11/2016 00:00

Kur je një nga këngëtaret më të kërkuara në botë, ndodh që edhe të humbasësh disa data të rëndësishme të familjes.

Kjo i ka ndodhur edhe Rita Orës e cila nuk mund të jetë pranë familjes për të festuar ditëlindjen e vëllait të vetëm, Donit. Megjithatë, ajo është kujdesur t’i bëjë një dedikim të veçantë në Instagram.

“Për të vetmin vëlla që kam, urime ditëlindja e 19 më i dashuri im. Të dua ty dhe mendimin tënd që jam shumë e vjetër ndërkohë që unë jam vetëm 25-vjeç. Paç ditën më të mirë të jetës! Më fal që s’mund të jem me ty!”, ka shkruar ajo poshtë fotos së vëllait.

Prej disa javësh tashmë, Rita është në Itali me xhirimet për filmin e saj më të ri “Wonderwell”. Përmes rrjeteve sociale, ajo kujdeset që të ndajë me fansat momente nga kjo eksperiencë e saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel