Bundesliga, Schalke nuk di për humbje, fiton edhe Koln

19/11/2016 00:00

Schalke vijon me rezultate të jashtëzakonshme. Skuadra e Weinzierl fitoi 1-0 në transfertën ndaj Wolfsburg duke u ngjitur në disa pozicione në klasifikim.

Pas një starti shumë të dobët ku humbi 5 ndeshje radhazi në kampionat, tashmë Schalke nuk di për humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Goli i Goretzkas mjaftoi që Schalke të rikthehet në shtëpi me 3 pikë të reja.

Një fitore shumë të rëndësishme në transfertë mori edhe Koln. Mërgim Mavraj luajti 90 minuta në sfidën ndaj Gladbah të cilën e fituan me përmbysje 2-1. Stindl shënoi për vendasit, ndërsa Modeste e Olkowski realizuan për Koln.

Freiburgu i Amir Abrashit humbi 4-2 në transfertën e Mainzit. Vendasit shënuan nga dy gola në secilën pjesë dhe kontrolluan ndeshjen duke marrë 3 pikë të reja që i ngjit në vendin e 8 në klasifikim.

Në ndeshjet e tjera, Darmstadt u mposht 0-1 në shtëpi nga Ingolstadt, ndërsa Augsburg dhe Hertha Berlin ndan pikët në barazimin pa gola.

Top Channel