Formacioni ideal, UEFA cakton më të mirët në vite

19/11/2016 00:00

Në pritje të hapjes së votimeve për skuadrën e vitit, UEFA përcaktoi formacionin më të mirë në vite me futbollistët që janë përfshirë më shumë herë në ekipin e vitit.

Në portë është Iker Casillas i zgjedhur 6 herë në skuadrën e vitit, periudhën 2007-2012. Kapiten i Spanjës në Euro 2008 dhe Euro 2012 ka mundur të fitojë këto dy trofe si dhe Botërorin e vitit 2010.

Fitoi një vend në formacionin historik të UEFA-s, Sergio Ramos, i pranishëm në 4 skuadrat  e fundit të vitit. Për herë të parë emri i kapiteni të Realit në formacionin e UEFA-s është shfaqur në vitin 2008. Carles Puyol, që nga viti 2005, ka fituar gjithçka me Barcelonën. Në palmaresin e tij figurojnë dy Liga Kampionësh, Euro 2008 e Botërori 2010.

Gerard Pique hyn në skuadrën ideale të UEFA pasi është nominuar 7 herë, për t’u përzgjedhur në 4 raste në ekipin e vitit së bashku me Nestën, Dani Alves dhe John Terry. Phillip Lahm, një ndër futbollistët më konstantë në 10 vitet e fundit ka qenë i pranishëm në 3 raste në skuadrën e vitit, ndërkohë që ka qenë i nominuar 10 herë.

Në mesfushë është Xavi Hernandez, i nominuar për herë të parë në 2005, por përzgjedhja e parë për të në ekipin e vitit ishte në 2008. Duke nisur nga ky vit, falë sukseseve me Barcelonën dhe Spanjën, Xavi ka qenë i pranishëm në 5 sezone në ekipin e vitit deri në 2012.

E njëjta histori me Iniestën i cili ashtu sikurse edhe Xavi me t’u përfshirë në skuadrën e vitit nuk ka dalë më që andej. Nuk mund të mungonte në formacion legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard. Kapiteni i “the reds” ka qenë në balotazh për 6 sezone radhazi 2004-2009. Duke nisur nga 2005 ka qenë i pranishëm në ekipin e vitit për 3 sezone radhazi.

Në sulm komandojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi është nominuar 13 herë për në ekipin e vitit duke vendosur një rekord, por është përzgjedhur në 10 sezone. Ndërsa Messi ka 9 nominime, i pari në 2006. Duke nisur nga 2008 e deri tani emri i tij ka qenë në skuadrën e vitit me përjashtim të 2013.

Plotëson repartin e avancuar Thierry Henry i përfshirë në skuadrën e vitit plot 5 herë për shkak edhe të rendimentit të tij të lartë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel