Giroud i mohon fitoren United

19/11/2016 00:00

Nuk ka fitues në përballjen mes Manchester United dhe Arsenalit. Në “Old Trafford” skuadrat e lanë fushën e lojës me barazimin 1-1 në një ndeshje ku skuadra e Jose Mourinhos meritonte diçka më shumë.

Pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0, me “djajtë e kuq” që patën shanset më të pastra me shënim me Matën dhe Martial, të cilët u ndalën nga portieri Cech.

Edhe në pjesën e dytë, ishte Manchester United që kërkoi më shumë se rivalët dhe përpjekjet e kësaj skuadre u shpërblyen me golin e Juan Matës në minutën e 68.

U duk se Manchester United po shkonte drejt një fitoreje të sigurt, por në çastet e fundit “topçinjtë” e Arsen Wenger barazuan rezultatin me Oliver Giroud me francezin që mposhti De Gean me një gjuajtje me kokë.

Me këtët rezultat, Arsenali ngjitet në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Manchester United shkoi në 19 pikë.

Top Channel