Rikthehet Superliga

19/11/2016 00:00

Pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, rikthehet këtë fundjavë kampionati shqiptarë në javën e 11-të të tij. Ndeshjet e kupës në mesjavë kanë shtuar tensionet tek Partizani i cili u eliminua nga Beslidhja, për këtë arsye të kuqt kryeqytetas mbeten në heshtje për shtyp.

Përballja e tyre në kampionat do të jetë me Vllazninë e cila do të debutojë në këtë fundjavë në stadiumin e ri “Loro Borici”. Një tjetër ndeshje e rëndësishme e javës do të jetë përballja mes Tiranës dhe Lacit.

Kurbinasit po rikuperojnë pas një fillimi jo të mirë të kampionatit dhe për këtë arsye trajneri i bardhebluve, Mirel Josa kërkon përqëndrim maksimal.

“Do të mendojmë dhe për pikët fillimisht, pastaj për lojën e bukur siç thoni ju. Laçi është një kundërshtar që i ka sjell shumë probleme ekipeve kryesuese. E vetmja gjë që kam merak duhet respektuar kundërshtari, po jo vetëm Laçi, çdo kundërshtar tjetër njësoj. Sepse diferencat në futbollin tonë nuk janë shumë të mëdhaja”, thotë Mirel Josa, trajner i Tiranës.

Ndërkohë tek Skëndërbeu janë qetësuar ujrat pas fjalëve që qarkulluan për largimin e trajnerit Agfostineli. Italianit i është dhënë sërish besimi nga presidenca dhe pas kualifikimit për në cerekfinale në mesjavë, do të përballen nesër me Korabin, një kundërshtarë i lehtë në letër.

Përvec katërt përballjeve të ditës së dielë, të hënën do të luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme, ajo mes Teutës dhe Kukësit kryesues. Verilindorët e Gjokës duken gati përball një Teute e cila nuk është më ajo e fillimsezonit nën drejtimin e Maganit.
“Objektivi jonë ka qënë gjithmonë të jemi në krye të tabelës dhe na takon të kemi vazhdimësi. Që të kesh vazhdimësi duhet me patjetër të kalosh çdo pengseë. Teuta është një ekip simpatik, me cilësi, dhe ardhja e Maganit, që dihet që është një nga më të mirët në kampionatin shqiptar, është një motiv për skuadrën”, thotë Nesti Gjoka.

Top Channel