Sturridge mund të transferohet te Milan

19/11/2016 00:00

Emri i Daniel Sturridge lidhet sërish me atë të Milanit. Sipas Sky Sports,  klubi kuqezi po monitoron me vëmendje situatën e sulmuesit te Liverpool dhe e ka shndëruar në objektivin e tij në merkaton e kësaj vere. Gjithnjë sipas Sky Sports, Milani e konsideron Sturridge si zëvendësuesin ideal të Carlos Bacca, në rast se kolumbiani vendos të largohet nga skuadra italiane.

Me ardhjen e pronarëve të rinj kinezë, te Milani priten investime në futbollistë të rinj të talentuar dhe Sturrige është një emër që i pëlqen shumë trajnerit Montella. Milani ndërkohë nisur kontaktet e para për të kuptuar qëllimet e futbollistit, por edhe manovrat e klubit të Liverpool, nëse do të pranojë të privohet nga sulmuesi.

Top Channel