Dybala pranë rinovimit me Juventusin

19/11/2016 00:00

Paulo Dybala është shumë pranë rinovomit të kontratës me Juventusin. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja torineze ‘TuttoSport’, sulmuesi argjentinas i ka refuzuar ofertat e ardhura në drejtim të tij nga klube të Premier League angleze, pasi preferon qëndrimin te kampionët e Italisë.

Së fundmi në media u fol shumë për një interesim të Manchester United për Dybalan, por Juventusi duke parë edhe vullnetin e futbollistit vendosi të përgatisë kontratën e re që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës.

Juve ndërkohë nuk ka ndërmend që të privohet nga argjentinasi, që pas afrimit edhe të Higuain, është bërë akoma edhe më i rëndësishëm për sulmin e bardhezinjve.

Top Channel