Ish të përndjekurit protestojnë me dron

19/11/2016 00:00

Ceremonia e hapjes së “BunkArt 2” u shoqëruar nga një protestë e një grupi ish të përndjekurish, jashtë sallës ku Kryeministri Rama prezanton hapjen e muzeut.

Ish të përndjekurit fluturuan me anë të një droni një pankartë shoqëruar me mbishkrimin “Edi Rama kërko falje!”.

Ndërkohë, gjatë hapjes së këtij bunkeri, Kryeministri tha në fjalën e rastit se qëllimi i tij është kujtesa e të rënëve nga regjimi dhe jo nostalgjia për të.

Top Channel