Taylor Swift ekspozon veten

19/11/2016 00:00

Edhe pse shumë e re në moshë, Taylor Swift ka hapur dy ekspozita për karrierën e saj, njëra në Nju Jork tjetra në Los Anxheles nën titullin “Eksperienca e Taylor Swift”.

“Në thelb të kësaj pune është historia e Taylor Swift dhe shndërrimi i saj në një superstar. Është e çuditshme. Ajo është 26 vjeç dhe është kthyer në një legjendë. Kjo është e vërteta”, thotë kuratorja e ekspozitës, Nwaka Onwusa.

Të prezantuara në muzeun Grammy, aty mund të gjesh detaje nga jeta e popstarit amerikan, nga rrobat që ka veshur foshnje e deri tek ato që ka bërë edhe performancat më të famshme skenike.

“Pjesët kyçe të ekspozitës në karrierën e saj janë çmimet Grammy të fituara. Po ashtu çmimi për albumin më të mirë të vitit që e rrëmbeu edhe këtë herë”, thotë kuratorja.

Artistja është kujdesur veçanërisht vetë për këto ekspozita, duke marrë edhe përkrahjen e madhe nga e ëma. Revista Forbes e shpalli Taylor Swift si artisten më të pasur të vitit 2016. Në llogarinë e saj bankare numërohen plot 170 milionë dollarë.

Top Channel