Britney rikthehet më “hot” se kurrë

19/11/2016 00:00

Britney Spears rikthehet në tregun muzikor me një videoklip të ri, ku shfaqet provokuese dhe ekstravagante.

“Slumber Party” titullohet hiti i ri, ku Britney shfaqet me veshje qe nuk i lënë aspak vend imagjinatës  në ambiente të mbyllura nën efektin e ndriçimit blu dhe rozë e errët.  Ideja e këtij videoklipi mban vulën e  regjisorit të nominuar për çmimet “Grammy”, Colin Tilley. Hitin e ri, Spears e ka ne bashkëpunim me artisten amerikane Tinashe.

Britney Spears, vajza që në jetën e saj nuk shquhet se ka qenë e përkëdhelur nga romancat rrëfen se ka patur histori të tmerrshme dashurie me meshkujt në të kaluarën. E divorcuar 2 herë nga martesat, e ndarë me dhjetëra herë nga lidhjet, nënë e dy fëmijëve, Britney Spears tregon se ndihet më e motivuar se kurrë për të gjetur mashkullin e jetës.

Sipas 34-vjeçares, ajo është single dhe gati për gjueti. Mediat rozë flasin se është Spears ajo që ia ka vënë syrin Tom Hiddleston. Tabloidi “Heat” duke cituar burime të afërta me Britney Spears thotë se asaj i ka rënë në kokë për aktorin, i cili ka qenë ish i dashuri i Taylor Swift së fundmi.

Po ashtu popstarja amerikane asnjëherë nuk e ka fshehur dobësinë për meshkujt anglezë, pasi i duken të sjellshëm dhe i pëlqen theksi i tyre.

Top Channel