Astrit Patozi i këndon Sokol Olldashit

19/11/2016 00:00

Më 20 nëntor bëhen 3 vjet pa Sokol Olldashin, që humbi jetën në një aksident tragjik. Një nga miqtë e tij të ngushtë ishte dhe Astrit Patozi, i cili ka vendosur ta përkujtojë mikun e tij duke i kënduar me kitarë, një pasion dhe i vetë Olldashit.

“Nata të mori me errësirën e saj/Nëna jote po shkrehet në vaj/ Ti ike larg, në qiell fluturove/na braktise, na pikëllove”, nis kënga teksti i së cilës mendohet të jetë shkruar nga vetë Patozi.

Vargjet për mikun e tij vijojnë me “po ti nuk do trishtimi të na ndaj, ëndrra nuk ndalet…”. “Një dhimbje pa zë”, shprehet Patozi për mikun e tij, ku shfaq dukshëm dhe trishtimin për mungesën e një njeriu me shumë vlera që dhe cigaren “ashtu se ndez më”.

Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti fatal më 20 nëntor 2013.

Top Channel