ATP Tour Finals, Murray nuk ndalet

19/11/2016 00:00

Andy Murray dhe Kei Nishikori janë gjysmëfinalistët e dytë të ATP Tour finals. Tenisti britanik fitoi edhe ndeshjen e fundit në grupin ‘John McEnroe’ ndaj Stanislav Wawrinka me rezultatin 2-0. Ishte një përballje ku numri 1 i botës iu imponua mjaft mirë zviceranit, duke i fituar të dy setet me rezultatin 6-4;6-2.

Kjo fitore e Murray ndaj Wawrinka ndihmoi jashtë mase edhe Kei Nishikori që arriti të sigurojë një vend mes 4 më të mirëve të turneut të fundvitit, edhe pse e humbis sfidën e fundit në grup ndaj marin Cilic që ishte i eliminuar. Tenisti kroat e mbylli sfidën me japonezin me rezultatin 2-1.

Në gjysmëfinale, Murray do të luajë kundër Milos Raonic, ndërsa Nishikori do të përballet me numrin 2 të botës, Novak Djokovic.

Top Channel