Vatikani shpall Kardinalët, mes tyre edhe Ernest Troshani

19/11/2016 00:00

Në Vatikan është mbajtur mesha ku papa Françesku ka shpallur zyrtarisht 17 kardinalët e rinj nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe priftin shqiptar, At Ernest Troshanin.

Tre prej kardinalëve të shpallur janë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa të tjerët vijnë nga e gjithë bota.

Ata janë gjunjëzuar para Papa Françeskut duke dhënë kështu besën e tyre, në një ceremoni solemne të quajtur Concistoro.

Ata kanë qenë të veshur me të kuqe pasi kjo ngjyrë simbolizon “gatishmërinë për të vepruar me guxim, deri në derdhjen e gjakut” për Kishën Katolike.

Kardinalët e rinj, po ashtu kanë marrë nga një unazë simbolike floriri. 

Deri tani Papa Françesku ka emëruar 44 kardinale, pak më shumë se një e treta e totalit prej 120 e lejuar nga Kisha. Kreu i Vatikanit lajmëroi emërimin e këtyre kardinalëve në datën 9 tetor.

Top Channel