Angeline Jolie është shfaqur në publik për herë të parë që pas lajmit të bujshëm për ndarjen nga Brad Pitt. Ajo ka regjistruar një videomesazh për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, që përkon me fushatën e re të kësaj gjykate për rregullat për fëmijët.

“Ndjekja penale e suksesshme qoftë në Gjykatën Ndërkombëtar të Krimeve apo diku tjetër është pjesë e përpjekjeve të gjata të brezave. Kjo është drita që unë besoj se rregullat e reja të gjykatës për fëmijët duhen parë”, thotë 41-vjeçarja.

E derguara speciale për komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët thotë se “Njerëzimi i detyrohet fëmijëve. Ne e dimë se duhet të japim më të mirën për fëmijët”.

Top Channel