Meta takon Markwalder: Forcim të të mëtejshëm të bashkëpunimit me Zvicrën

19/11/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me presidenten e Këshillit Kombëtar të Konfederatës së Zvicrës, Znj. Christa Markwalder.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, dhe mbështetjen e Zvicrës në një sërë projektesh të rëndësishme në Shqipëri.

“Reforma në drejtësi në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, përmirësimi i klimës së biznesit, do të sjellë shumë më tepër fond zviceran në të ardhmen që të investojë në Shqipëri”, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet me Zvicrën do të forcohen dhe më tej me bashkëpunimin e gjithëanshëm për të ndihmuar vendin tonë.

“Është në interesin e Zvicrës që të shohim Shqipërinë dhe rajonin të zhvilluar. Parlamenti ka miratuar projekte e mbështetje për katër vitet e ardhshme”, tha znj. Markwalder.

Top Channel