Beteja gjithnjë e më e dëshpëruar për Mosulin po sheh se ISIS ka dërguar një sërë tankesh në luftë, por këto të rejat janë bërë prej druri.

Terroristët e Shtetit Islamik kanë ndërtuar tanke me përmasat e atyre realeve, për të ngatërruar pilotët amerikanë të cilët kërkojnë t’i shatërrojnë.

Por terroristët kanë vendosur bashkë tanket e vërteta me ato prej druri, madje edhe ushtarë manekinë, që duken si luftëtarë me armë plastike, raporton Washington Post.

Zbulimi i tyre është bërë nga luftëtarët irakenë në afërsi të fshatit Sada, në veri të Mosulit, javën e kaluar, dhe gjeneral majori Sabah al-Azzawi, komandanti i divizionit të 16-të të ushtrisë irakene, tha se ata ishin “habitur”.

Presioni në rritje mbi ISIS është përmbushur nga taktika gjithnjë e më të përpunuara, teksa grupi thotë se do të rrisë numrin e sulmeve vetëvrasëse në ofensivën e tyre në qytet.

Militantët janë tërhequr disa herë nga zonat përreth Mosulit që kur nisi beteja më 17 tetor, me mësymje nga toka, dhe mbështetje nga ajri nga koalicioni që udhëhiqet nga SHBA.

Top Channel