Dermatoza, në Lezhë mungon vaksina

19/11/2016 00:00

Rishfaqja e dermatozës Nodulare ka shqetësuar fermerët e zonave të ndryshme një prej të cilave edhe Talja në Lezhë.

Në disa banesa në zonë gjedhët kanë shfaqur shenja, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar pasi ata vetë nuk arrjnë të kuptojnë kur bëhet fjalë për dermatozë e kur jo.

Ata kërkojnë të ndërhyhet teksa shqetësimin e tyre e shpreh edhe veterineri i zonës Petrit Toma, i cili thotë se aktualisht dyshimet janë për rreth 80 krerë të rrëzikuara e të prekura nga sëmundja, ndërsa shton se në zonë janë bërë rreth 800 vaksina, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë në gjendje.

I pyetur në lidhje me situatën kreu i Drejtorisë së Bujqësisë sqaron se nuk janë 80 raste, por më pak ndërsa nënvizon rëndësinë e dyshimit deri tek vërtetimi, por vërtetimi duhet të vijë nga Bullgaria, laboratorët ku bëhen analizat.

Sa i takon produktit Lleshi shton se fermerët sapo kanë informacion duhet të njoftojnë veterinerin dhe është ky i fundit, i cili mund të verifikojë nëse produkti duhet ose jo të konsumohet.

Lezha si qark ka ende nevojë për një numër vaksinash. Ndërkohë, ka dyshime se shfaqje të rasteve mund të ketë edhe në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin.

Top Channel