SHBA, shkuma “pushton” aeroportin, zgjidhet misteri

19/11/2016 00:00

Nëse do të ndodhte pranë një zone bregdetare, dikush do të mendonte se po zhvillohet një shkuma-party e çmendur, por kur kjo ndodh në një aeroport padyshim që ka vetëm panik.

Përkohësisht askush nuk po e kuptonte se çfarë po e krijonte shkumën, duke u kthyer në një mister dhe panik për punonjësit dhe udhëtarët në aeroportin e Santa Clara në Kaliforni, por shumë shpejt zjarrfikësit sqaruan ngjarjen.

Sipas tyre kishte ndodhur një keqfunksionim në sistemin anti-zjarr të aeroportit, çka kishte sjellë edhe krijimin e shkumës.

Top Channel