Politikat e NATO-s, Stoltenberg bisedë telefonike me Trump

18/11/2016 00:00

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur organizata ushtarake përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se sekretari i përgjithshëm e ka uruar zotin Trump për fitoren në zgjedhje, si dhe ka diskutuar me të për politikat e Aleancës.

“Ata kanë nënvizuar rëndësinë afatgjatë të NATO-s dhe kanë diskutuar se si ajo mund t’i përshtatet ambjentit të ri të sigurisë, përfshirë konstrastin ndaj kërcënimin terrorist”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, Stoltenberg ka falenderuar Trump që ngriti gjatë fushatës së tij çështjen e shpenzimeve ushtarake, “që ka qenë një prioritet për sekretarin e përgjithshëm që nga marrja e detyrës në vitin 2014”, vijon dokumenti.

Në fund, të dy kanë rënë dakord për faktin se janë bërë progrese përsa i takon ndarjes më të barabartë të detyrave dhe se të tjera gjëra duhen bërë.

Stoltenberg ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të pritur Trump në Bruksel, për samitin e NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Top Channel