Hoxhaj: Shqiptarët, faktor në Ballkan

18/11/2016 00:00

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, vijon me prezantimin e librit të tij “Ngritja e një shteti” në Tiranë. Në një takim me studentë, Hoxhaj deklaroi se për shqiptarët në rajon ka pasur ndryshime pozitive duke shtuar se tashmë kemi janë faktor në Ballkan.

“Keni dëgjuar shumë interpretime kohëve të fundit, që kanë ardhur në forma të ndryshme dhe nga aktorë të ndryshëm. Por ajo çfarë mund të them është se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan. Kjo është falë vullnetit dhe rritjes që ka ndodhur tek shqiptarët, tek shtetet dhe që nuk duhet të ndalet në mënyrë që një ditë të jemi pjesë e familjes së madhe europiane”, tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm kosovar e gjeti veten në qendër të një debati që u shtri në Tiranë dhe Prishtinë pas vizitës së kryeministrit Rama në Serbi si dhe zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Shqipëri.

Më herët gjatë këtij muaji, i ftuar në “Top Story”, Hoxhaj deklaroi se i qëndronte deklaratës së bërë, megjithëse ajo ishte keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë.

Hoxhaj deklaroi atëherë se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera.

Top Channel