Haki Çako, në konferencën e policisë kriminale gjermane

18/11/2016 00:00

Haki Çako, Drejtori Policisë së Shtetit ka marrë pjesë në konferencën e 62 të Policisë Kriminale Gjermane (BKA), me temë “Kriminaliteti në Gjermani i ndikuar nga krizat dhe konfliktet mbarë botërore”.

Kjo konferencë mbart një rëndësi të veçantë pasi bën një analizë të detajuar të problemeve globale duke u përqendruar më pas tek pasojat që sjellin krizat në Gjermani dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Në këtë konferencë ishin të ftuar shumë personalitete të larta nga fushat e zbatimit të ligjit, ekonomisë, shkencave sociale dhe politikës si nga Gjermania ashtu edhe nga vende të BE-së si dhe jashtë saj.

Çako ishte në këtë konferencë me ftesë të veçantë të Presidentit të Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë Holger Munch.

Top Channel