Kina dhe SHBA, stërvitje të përbashkët ushtarake

18/11/2016 00:00

SHBA dhe Kina duket se po përpiqen të shohin përtej tensionit në detin e Kinës Jugore dhe sistemit antiraketë në Korenë e Jugut, duke zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake për ndihmë humanitare.

Manovrat që u zhvilluan në qytetin kinez Kunming, bëhen vetëm një muaj pasi një destrojer amerikan lundroi pranë ishujve që pretendohen nga Kina duke shkaktuar një reagim të ashpër në Pekin që e cilësoi këtë lëvizje si të jashtëligjshme dhe provokuese.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë pasur disa fërkime diplomatike gjatë vitit jo vetëm për pretendimet detare të Kinës, por edhe për bazën amerikane të raketave në Korenë e jugut, që Kina e cilëson kërcënim. Pasiguri të reja vijnë me zgjedhjen e Donalrd Trump si presidenti i SHBA, një njeri që e ka sulmuar shpesh Kinën, sidomos për manovrat e dyshimta financiare.

Por këto kontradikta dukej sikur nuk ekzistonin gjatë stërvitjes mes ushtarëve kinezë dhe amerikanë, që ishin të buzëqeshur dhe të lumtur për mundësinë e bashkëpunimit. Në stërvitjen e përbashkët u simuluan operacione shpëtimi në rast tërmeti apo mbytje anijesh në det.

Komandët kinezë dhe amerikanë në terren u panë të bisedimin mjaft miqësisht ndërsa mbikëqyrnin stërvitjen, e cila nga të dyja palët u cilësua si një mundësi unike bashkëpunimi.

Analistët thonë se stërvitje të tilla janë zhvilluar edhe ma parë dhe pritet ët vazhdojnë, pasi duket se SHBA dhe Kina po përpiqen të eliminojnë dyshimet reciproke duke e nisur nga fundi, dhe jo duke kontaktuar në nivele më të larta.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel