Energjia në Tiranë, drejt fundit zhvendosja e nënstacionit nga qendra

18/11/2016 00:00

Zhvendosja e nënstacionit elektrik në qendër të Tiranës po shkon drejt fundit. Operatori i Sistetmit të Shpërndarjes së Energjisë do të bëjë kolaudimin e pajisjeve të reja dhe për këtë pritet që të ketë edhe stakime energjie gjatë natës për zona brenda Unazës të lidhura me këtë nënstacion.

“OSHEE është përgatitur që këto stakime t’i zhvillojë gjatë natës, që të mos cënojë aktivitetin familjar dhe institucional”, deklaron specialisti Petraq Lika.

OSHEE do të njoftojë banorët për të gjitha stakimet e kontrolluara.

“Në momente të caktuara që do të diktohet ndërprerja e energjisë, OSHEE do të njoftojë konsumatorët për ndërprerjet e planifikuara. Për ato të paplanifikuara, OSHEE është përgatitur të reagojë më së miri”, nënvizon Lika.

Brenda nëntorit nënstacioni elektrik në qendër të kryeqytetit do të zhvendoset nën tokë, duke i hapur rrugë kështu funksionimit të unazës së vogël të Tiranës.

Top Channel