ATP Tour Finals, Djokovic e Raonic në gjysmëfinale

18/11/2016 00:00

Novak Djokovic dhe Mios Raonic janë dy gjysmëfinalistët e parë të ATP Tour Finals që po zhvillohet në Londër. kampioni në fuqi i këtij turneu, Djokovic mundi në ndeshjen e tij të fundit në Grupin “Ivan Lendl”, David Goffin me rezultatin 2-0.

Ishte një ndeshje që nuk pati histori pasi Djokovic ishte dominues gjatë gjithë kohës kundrejt  kundërshtarit të tij duke i fituar setet 6-1; 6-2 në vetëm 69 minuta lojë.

Ndërsa Milos Raonic e siguroi vendin mes 4 më të mirëve të turneut londinez pasi mposhti Dominic Thiem me rezultatin 2-0.

Seti i parë  ishte i ekuilibruar me Raonic që arriti ta fitojë atë vetëm me anë të tiebreakut 7-6. në setin e dytë kanadezi u shfaq më mirë se Thiem që debutonte në këtë aktivitet, duke e fituar këtë fraksion loje 6-3.

Top Channel