Basha si Rama: Me LSI? Jo përsa kohë është në Qeveri

18/11/2016 00:00

“Për koalicionet është absurde t’i kërkosh sot Partisë Demokratike, kryetarit të Partisë Demokratike, shefit të opozitës a do bësh aleancë me Qeverinë?! Sot, kur më pyet për LSI-në, LSI është në Qeveri!”.

Kjo është deklarata e bërë një ditë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pyetur për aleancat e reja që do të krijonte, Basha foli për një aleancë të gjerë kundër Ramës dhe nuk përjashtoi askend, as Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për më tepër, Basha tha se kishte ndarë të njëjtat mendime edhe me deputetë socialiste.

Një deklaratë të ngjashme, në rrethana të ngjashme ka dhënë 5 vite më parë edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi rama. Ai është pyetur nëse do të bënte aleancë me LSI-në dhe Ilir Metën në kohën kur ky i fundit ishte në koalicion me Berishën dhe PD-në.

“Ne nuk kemi ndonjë derë të fshehtë me Qeverinë nga ku LSI-ja mund të hyjë. Ka vetëm një rrugë për të hyrë në opozitës dhe kjo rrugë kalon nga braktisja e llogores së Qeverisë”, deklaronte në Top Story në 8 nëntor të 2012, Edi Rama.

Top Channel