Gjendet një trup i pajetë në Kashar, dyshohet të jetë vetëvrarë

18/11/2016 00:00

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e të premtes në zonën e Kasharit në kryeqytet. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi është gjetur pranë ish-repartit ushtarak në zonë.

Policia e ka identifikuar viktimën me iniciale E. Ll, pa dhënë detaje të tjera dhe mendohet se mund të jetë vetëvrarë. Policia  konfirmon se pranë trupit të pajetë u gjet një armë kallashnikov.

Gjithësesi, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme për shkakun e vdekjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel