Dasma indiane kthehet në tragjedi

18/11/2016 00:00

Një dasmë indiane që u kthye në një tragjedi. Policia në shtetin verior të Harianas po kërkon Sad’vi Deva Thakur, e ftuara e një feste gëzimi, e cila hapi zjarr dhe plumbat i morën jetën tezes së dhëndrit dhe plagosën rëndë 3 persona të tjerë.

Sad’vi, e cila e përshkruan veten si predikuese fetare, së bashku me 6 burra të tjerë postuan në Facebook një video përpara incidentit.

Më pas, të ftuarit tregojnë se gruaja i kërkoi DJ të vendoste një këngë, nisi të kërcente në skenë dhe papritur… u dëgjuan të shtënat e para. Të gjithë po i përgjëroheshin të ndalonte. Tezja 50-vjeçare e dhëndrit vdiq si pasojë e plumbit qorr, ndërsa 3 të tjerë po luftojnë me vdekjen.

Konfuzioni pasoi lotët. Askush nuk e kuptoi arsyen e predikueses e cila tanimë është në arrati. 27-vjeçarja është gjithmonë e veshur me rroba shafran nga koka deri te këmbët, adhuron stolitë prej ari dhe armët. Ajo shoqërohet vetëm nga burra të armatosur. Profili i saj në Facebook tregon për një anë tepër të mistershme të asaj që e konsideron veten si një grua perëndi në kulturën hindu.

Top Channel