Kur Krishtlindjet vijnë shumë herët

18/11/2016 00:00

Me më shumë se 30 000 drita, njerëz prej dëbore, babagjyshë të shumtë dhe drerë, një familje angleze ka vendosur që dekorimin e shtëpisë për Krishtlindje ta bëjë që tani.

Edhe pse jemi ende në nëntor dhe duhet më shumë se një muaj derisa të vijnë Krishtlindjet, Michael dhe Lyn Farnes duket se kanë qenë të paduruar dhe kanë mbaruar punë që tani me zbukurimet e festave të fundvitit.

“Çdo vit blej gjëra të reja për të kënaqur veten dhe ata që e shikojnë shtëpinë time nga jashtë. Duhet shumë punë dhe shpenzim, por unë dhe gruaja ime e adhurojmë zbukurimin. Marrim një kënaqësi të jashtëzakonshme kur shohim fytyrën e gëzuar të fëmijëve që ndalojnë për të admiruar shtëpinë”, thotë 53-vjeçari nga Hove.

FOTO GALERI
1/5
Një burrë anglez ka zbukuruar shtëpinë e tij për Krishtlindje që tani

Top Channel