Rruga që izolon fshatin në Bulqizë

18/11/2016 00:00

Rreth 40 familje në fshatin Fushë-Bulqizë janë izoluar si pasojë e dëmtimit të rrugës nga reshjet e shiut.

Rruga është dëmtuar si pasojë e gërryerjes së tokës nga vërshimi i ujërave, duke e kthyer atë në një burim rreziku edhe për kalimtarët.

“Ende asnjë masë nuk është marrë nga ana e institucioneve përkatëse. Na rrezikohen fëmijët”, thonë banorët.

Ka dhe nga ata që pasi kanë udhëtuar rreth 500 km nga Greqia nuk mund të kalojë me makinë për të shkuar në shtëpi.

Qarku i Bulqizës ishte ndër më të prekurit nga dëmet e shkaktuara prej reshjeve të javës së  kaluar në Shqipëri.

Top Channel