Studentja sulmon me salcë ministren Nikolla

17/11/2016 00:00

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është sulmuar me salcë pasditen e kësaj të enjteje, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Arsimit në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve.

Sulmi ka ndodhur në shenjë proteste nga një studente, pjesë e Lëvizjes për Universitetin.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: prishjen”, thuhet në përshkrimin shoqërues të videos së postuar nga kjo lëvizje.

Sipas këtyre aktivistëve, “sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike”.

Aktivistët kërkojnë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Top Channel