Heroi i vogël i familjes (Video)

17/11/2016 00:00

Ky është momenti kur një djalë i vogël arrin të shpëtojë vëllain e tij, pasi bebi ra nga tryeza ku po e ndërronte e ëma.

Videoja tregon se si nëna i kthen kurrizin foshnjes 11-muajshe, para se djali i saj 9-vjeçar të nuhaste rrezikun dhe të hidhej për të kapur në ajër të voglin, i cili ishte në rënie e sipër.

Nëna tha se ky ishte një veprim heroik që i shpëtoi jetën fëmijës së saj.

“E quaj mrekulli. Jam me fat që kam një djalë të tillë, që vrapoi dhe e kapi në kohë vëllanë e vet”, shprehet Tina Levi.

Edhe vetë heroi mendon se bëhet fjalë për një ndërhyrje të mbinatyrshme, pasi, siç thotë ai, e ka të pamundur të mbajë vëllanë e vogël dhe mbi të gjitha, të vrapojë aq shpejt. “Ndjeva sikur më shtyu diçka që të arrija në kohën e duhur”, tha 9-vjeçari.

Top Channel