Klerikët, “Qytetar nderi”. Bashkia e Durrësit jep titullin për të 4 komunitetet fetare

17/11/2016 00:00

Katër klerikë të besimeve fetare në Shqipëri u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” në Durrës. Titulli pas vdekjes iu akordua nga Bashkia Durrës, Haxhi Hafiz Sabri Koçit, ish-kryetar i komunitetit mysliman, Imzot Rrok Mirditës, ish-arkipeshkv  i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë si dhe ish kreut të bektashinjve, Baba Dede Reshat Bardhi.

Po ashtu u nderua edhe kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Ata u vlerësuan për kontributin e dhënë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri pas viteve ’90, ruajtjen dhe lartësimin e vlerave më të mira fetare dhe morale, si dhe konsolidimin e paqes ndërfetare në vend.

Titujt u akorduan nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Top Channel