81.4 mln $ për pikturën “Mullarët”

17/11/2016 00:00

“Mullarët”, pjesë e një serie pikturash për të njëjtin subjekt të Claude Monet, theu rekordin si vepra e shitur më shtrenjtë e artistit.

Në një ankand të organizuar nga Christi, piktura e famshme u ble për 81.4 milionë dollarë. Rekordi paraprak ishte shënuar në qershor të 2008-ës kur “pellgu i nimfave” kapi vlerën e 80.4 milionë dollarëve në Londër. Ankandi i fundit zgjati 15 minuta.

Piktura e realizuar në 1891-shin me tonalitete të së kuqes, rozës, blusë dhe të verdhës pasqyron në plan të parë një mullar në formë konike, pas të korrave. Seria mbi të njëjtin subjekt përmbledh 25 piktura dhe u realizua pranë shtëpisë së Mone-së, në një fushë të fshatit Giverny. Vepra e nxjerrë në ankand është mes të paktave të artistit, ende në zotërim të një koleksionuesi privat.

Top Channel