Pista e Interlagosit, Ecclestone merr ftesë për blerjen

17/11/2016 00:00

Bernie Ecclestone i propozohet të blejë pistën e Interlagosit. Ishte vetë kryebashkiaku i Sao Paulos, Joao Doria që e ka bërë një propozim të tillë me synimin për të shpëtuar Çmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e Formula 1.

Së fundmi janë ngritur dyshime për konfirmimin e garës së Brazilit në kalendarin e vitit 2017 dhe vetë Ecclestone e kishte përmendur  opsionin e privatizimit të Interlagosit.

“Javën e ardhshme do të zhvilloj një takim e organizatorët e Garës së Brazilit në Formula 1 -tha Doria për agjencinë e lajmeve EFE- ata e dinë pozitën ku ndodhemi. E ftoj Bernie Ecclestone dhe promovuesit ndërkombëtarë të këtij Botërori për të formuar një konsorcium dhe të marrin pjesë në programin e privatizimit të pistës së Interlagosit”.

I pyetur për vizionin që ai kishte për pistën braziliane të Formula 1 në të ardhmen, Doria tha se do të ishte e ngjashme me atë të Abu Dabit dhe një prej cirkuitëve më moderne në botë.

Top Channel