Ideja e “Liberty Media” për një garë të F1 në Las Vegas

17/11/2016 00:00

Zhvillimi i një gare të Formula 1 në Las Vegas në të ardhmen është kthyer në një prioritet për “Liberty Media” që është kompania që ka marrë në zotërim këtë kampionat.

Drejtuesit kompanisë amerikane po mendojnë për gjetjen e një mënyre për ta bërë këtë garë sa më tërheqëse për tifozët dhe për të siguruar sa më shumë të ardhura.

Sipas shefit ekzekutiv të “Liberty Media”, Greg Maffei, një mënyrë për ta arritur këtë objektiv është zhvillimi i Çmimit të Madh të Las Vegasit në orët e mbrëmjes.

Por jo vetëm kaq, Maffei deklaroi se duhet marrë në konsideratë edhe ideja që kalendari i Formula 1 të shtojë numrin e garave edhe pse limiti është me 21 të tilla.

Sipas tij rritja numrit të garave do të sjellë edhe rritje të përfitimeve për  FIA, skuadrat e Formula 1 dhe vetë “Liberty Media”.

Top Channel