Dhunon me gurë dhe shkelma për një motor, arrestohet

17/11/2016 00:00

Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar këtë të enjte një shtetas për ushtrim dhune.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, në pranga ka rënë shtetasi B. Simolla, i cili ka goditur me gurë në kokë dhe me shkelma në trup shtetasin me inicialet I. D.

Më pas, saktësojnë burimet, agresori i ka vjedhur me dhunë motorin të lënduarit.

I plagosuri është shoqëruar nga uniformat blu në spital, ndërkohë që materialet për të arrestuarin i kanë kaluar tashmë prokurorisë për akuzat e “ushtrimit të dhunës”.

Top Channel