Makina përplas një person me biçikletë në Vlorë

17/11/2016 00:00

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Mësohet se personi i plagosur është rreth 50 vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Drejtuesi i automjeti që u përfshi në aksident u shoqërua nga policia.

Top Channel