Premier League, kalendari i Vitit të Ri favorizon Chelsean

17/11/2016 00:00

Babagjyshi i Vitit të Ri i bën dhuratën e parë trajnerit të Chelseat, Antonio Conte. Blutë e Londrës janë skuadra më e favorizuar në atë që njihet si kalendari i Vitit të Ri në kampionatin anglez, ose ndryshe periudha më e ngarkuar për skuadrat.

Kalendari i Vitit të Ri do t’i japë dyfish më shumë pushim londinezëve sesa rivalëve për titull, Liverpool dhe Manchester City. Skuadra e italianit Conte do të ketë më shumë se 4 ditë pushim ndërmjet dy ndeshjeve të Vitit të Ri.

Blutë do të luajnë në shtëpi ndaj Stoke City më 31 dhjetor, ndërsa ndeshja e radhës është më 4 janar, pas 99 orësh e 15 minutash, ndaj Tottenham. Sikur të mos majftonte kjo, Chelsea nuk do të dalë jashtë Londrës për 1 muaj.

Më 14 dhjetor skuadra e Contes luan në transfertë ndaj Sunderland dhe kthehet në Londër për t’u larguar vetëm pas një muaji nga kryeqyteti britanik. Më 17 dhjetor luajnë në transfertë ndaj Crystal Palace, skuadër nga Londra, pastaj vijnë dy sfidat në “Stamford Bridge” ndaj Bournemouth e Stoke City dhe më 2 janar transferta ndaj Tottenham. 

Në anën tjetër, Liverpool ka humbur betejën me ligën dhe do të detyrohet që të luajë sfidën në transfertë ndaj Sunderland më 2 janar, vetëm 43 orë e 45 minuta pasi ka përfunduar sfidën në shtëpi ndaj Manchester City.

Vetëm 43 orë e 45 minuta i ndajnë edhe dy ndeshjet e Vitit të Ri për skuadrën e Guardiolës. City pasi ka luajtur në transfertë ndja Liverpool, më 2 janar pret në shtëpi modestët e Burnely. Kjo do të jetë hera e parë që Guardiola do të përballet më një kalendar kaq të ngjeshur dhe do të jetë interesante për ta parë si do t’ia dalë.

“Djajtë” e United janë skuadar e tretë më pak e favorizuar nga kalendari i Vitit të Ri. Ndryshe nga Klopp e Guardiola, Mourinho do të ketë të paktën 48 orë e 30 minuta kohë ndërmjet sfidës së 31 dhjetorit ndaj Middlesbrough në shtëpi dhe transfertës ndaj Ëest ham më 2 janar.

Arsenal ka vetëm 50 orë kohë për t’u përgatitur për sfidën në transfertë ndaj Bournemouth që luhet më 2 janar, pasi ka përfunduar sfidën e 1 janarit në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Më 1 janar Tottenham luan në transfertë ndaj Watford, ndërsa 76 orë e 45 minuta më pas pret rivalët e Chelseat në derbin e Londrës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel