Sekuestrohen 116 kg kanabis në Gjirokastër

17/11/2016 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 116 kg kanabis sativa, duke goditur dy raste të shitjes së narkotikëve.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Ilir Jemini, 46 vjeç nga Gjirokastra dhe u shpall në kërkim E.J.

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Jeminit, në lagjen Zinxhiria policia ka gjetur rreth 6 kg kanabis sativa. Gjithashtu nga kontrolli i ushtuar  në afërsi të shtëpisë së E.J, po në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, u gjetën 12 thasë me Cannabis Sativa, me peshë totale 110 kg.

Shtetasi E.J u shpall në kërkim dhe vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel