Siri, bombardohet spitali i fëmijëve në Alepo; viktima

16/11/2016 00:00

Një spital fëmijësh, një bankë gjaku dhe disa autoambulanca raportohet të jenë goditur me zjarr artilerie nga forcat qeveritare siriane në qytetin e Alepos, të kontrolluar nga rebelët.

Drejtori i spitali Bayan thotë se gjeti strehim në bodrumin e tij, sepse ishte e pamundur të largohej prej andej. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, nga sulmi kanë humbur jetën 21 vetë, 5 nga të cilët të mitur.

Sulmet ajrore në zonë rinisën të martën pas përfundimit të armëpushimit trejavor të shpallur nga Rusia. Moska njoftoi gjithashtu fillimin e një operacioni madhor kundër xhihadistëve islamikë në perëndim të Sirisë.

Top Channel