Irina Shayk, foto provokuese në Insta

16/11/2016 00:00

Irina Shayk ka postuar një foto super provokuese në llogarinë e saj në Instagram. Në këtë foto, modelja shfaqet me të brendshme, duke vënë në dukje trupin e saj elegant.

Ndërkohë ditë më parë, mediat rozë raportuan se Irina Shayk mund të shkojë në altar. Sipas një burimi, çifti i famshëm Cooper-Shayk po mendojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel pasi kanë nisur diskutimet për një martesë si edhe për fëmijë.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë një ndër çiftet më simpatike të Hollywood, por ata preferojnë ta mbajnë sa më sekrete lidhjen e tyre, duke dalë shumë rrallë në publik së bashku. Pavarësisht kësaj ata duken shumë të lumtur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel