Kendall Jenner shpjegon pse e la Instagramin

16/11/2016 00:00

Kendall Jenner nuk e priste që largimi i saj nga Instagrami të bëhej lajm. “Është çmenduri që diçka e tillë u bë e madhe. Nuk e di se si ka ndodhur”, tha modelja e re në “The Ellen DeGeneres Show”.

Jenner fshiu llogarinë e saj në Instagram këtë javë, duke thënë se kishte ardhur koha për “pak pushim”.

“Isha gjithë kohën aty. Zgjohesha në mëngjes dhe gjëja e parë që bëja ishte që të shikoja Instagramin. Shkoja të flija dhe nuk më zinte gjumi pa e parë edhe një herë Instagramin. Kisha krijuar varësi dhe doja të pastrohesha”, shpjegoi Kendall, e cila kishte më shumë se 68 milionë ndjekës në Instagram dhe mbante rekordin e fotos me më shumë pëlqime.

Gjithsesi, modelja tha se me shumë mundësi do të kthehet, edhe pse po i pëlqen ky pushim.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel