Olimpiada në Los Anxhelos, Trump nuk cenon kandidaturën

16/11/2016 00:00

Los Anxhelos do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht kandidaturën e qytetit për të organizuar Lojërat Olimpike në vitin 2024, pavarësisht shqetësimeve të atyre që lobuan, se situata e re politike mund ta cenojë planin.

Fitorja e Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale nuk e tundi besimin e zyrtarëve dhe moton për të triumfuar përmes diversitetit të racave, edhe pse platforma e presidentit të zgjedhur ka qenë mjaft e kritikuar.
 
Los Anxhelos po synon të organizojë Lojërat Olimpike për herë të tretë në historinë e qytetit, pas atyre në 1932 dhe 1984. “Qyteti i engjëjve” shihet si favorit së bashku me Parisin dhe Budapestin.

Kryebashkiaku demokrat, Erik Garseti, kishte paralajmëruar se fitorja e Trump do të dëmtonte kandidaturën, por mbetet për t’u parë sesi do të shpërndahen 98 votat olimpike.

“Ne përfunduam zgjedhjet dhe disa prej jush mund të pyesin nëse mbetemi të përkushtuar në bazat e kandidaturës tonë. Por kam një mesazh për të gjithë, asnjë nuk duhet të dyshojë pasi diversiteti i SHBA është fuqia më e madhe edhe në sport”, tha Elison Feliks, 6 herë kampione olimpike.

Audienca e saj përfshinte presidentin e IOC, Tomas Bah dhe votues të tjerë olimpikë që do të zgjedhin dhe qytetin e lojërave për vitin 2024. IOC do të zgjedhë vendin e Olimpiadës në shtator të vitit 2017 në një sesion në Peru.

Top Channel