Si ta hap raftin pa thyer pjatat?

16/11/2016 00:00

Një vendim shumë i thjeshtë shtëpiak ka vënë në mendime botën e internetit. Një nënë ka postuar një fotografi të raftit të saj, ku duken një grumbull pjatash porcelani që po rrëzohen nëse rafti do të hapet.

Pjatat janë mbështetur në kanatat prej xhami të raftit dhe janë gati për të rënë sapo ato të hapen.

Fotoja është postuar në Baoliao Commune, një komunitet Facebook-u tajvanez, në datën 13 nëntor. Tseng Shao-Tsen shkruan: “Ky është një raft që nuk mund të hapet kurrë”.

Ajo ka kërkuar mendime se si ta hapë pa thyer pjatat dhe një nga mendimet më të mira është që të shtrojë shumë mbulesa në tokë përpara se të hapë raftin, në mënyrë që pjatat të bien mbi to.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel