NBA, Cleveland mposht edhe Toronton

16/11/2016 00:00

Cleveland Cavaliers nuk e ngadalëson aspak vrullin e tij në këtë sezon të NBA. Skuadra nga Ohajo regjistroi fitoren e tretë radhazi, teksa mposhti Toronto Raptors me rezultatin 121-117.

Një sukses që i jep mundësinë Cleveland të barazojë rekordin e tij për startin më të mirë të sezonit në histori, me bilancin 9 fitore dhe 1 humbje. Në “Quicken Loans Arena” mbreti i parketit ishte LeBron James me 28 pikë, 9 topa në tabelë dhe 10 assist, ndërkohë që spikati edhe Kyrie Irving me 24 pikë.

Në “Staples Center”, Los Angeles Lakers dhe Brooklyn Nets u bënë protagonistë të një ndeshjeje argëtuese ku të fituar dolën kalifornianët që e mbyllën sfidën 125-118. D’Angelo Russell ishte ai që shkëlqeu në parket me 32 pikë, ndërkohë që u paraqit mjaft mirë edhe Julius Randle me 17 pikë, 14 topa në tabelë dhe 10 assist.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Atlanta Hawks mundi Miami Heat në Florida 93-90, Charlotte Hornets fitoi me Minnesota Timberwolves 115-108, ndërsa Chicago Bulls mposhti Portland Trail Blazers 113-88.

Top Channel