Vrasësi mbetet në burg, gjykata rrëzon kërkesën e Marjan Rrokut

16/11/2016 00:00

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e ish-shikasit Marjan Rroku, për të ndryshuar vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj tij.

Rroku është dënuar në maj të vitit 2002, pasi u identifikua si autor i vrasjes së dyfishtë të nëne e bijë, Mbarime dhe Alda Camaj, ngjarje kjo e ndodhur në mars të vitit 2001 në Tiranë.

14 vjet, pas këtij vendimi, Rroku pretendon se në vendimin ndaj tij nuk ekzistojnë firmat e të tre gjyqtarëve dhe për rrjedhojë ky dënim duhet të shpallet i pavlefshëm, ç’ka nënkupton lirimin e tij.

Por gjyqtari Gerd Hoxha, argumentoi se kërkesa e të dënuarit vjen jashtë çdo afati ligjor të parashikuar në ligj dhe si e tillë duhet të rrëzohet.

Marjan Rroku u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para tre vitesh, ku u arrestua pikërisht për këtë vendim me burgim të përjetshëm të lëshuar nga drejtësia shqiptare.

Top Channel