Me “rob shpie” për tenderat. Fyerje ekstreme në diskutimin e buxhetit të Energjitikës

16/11/2016 00:00

Diskutimi i buxhetit të Ministrisë së Energjitikës në komisionet parlamentare degjeneroi në debate me tona të larta, deri edhe në fyerje e kërcënime.

Përplasja ndodhi mes deputetit të Partisë Demokratike Helidon Bushati dhe ministrit Damian Gjiknuri dhe me ndërhyrjen e kryetarit të komisionit Eduard Shalsi dhe socialistit Rakip Suli. “

Gjiknuri: Pusho, ule zërin dhe mbaj vendin tënd.

Bushati: S’ke faj ti majmun.

Gjiknuri: Majmun je ti se dhe pamjen të tillë e ke.

Shalsi: Ju lutem, është turp për këtë komision. S’e kemi pasur traditë.

Debati nisi për çështjen e verifikimit të matësave të energjisë, për të cilën deputeti demokrat tha se qytetarët do të paguajnë kosto shtesë.

Por ministri i Energjisë e hodhi poshtë këtë pretendim, duke sqaruar se kjo kosto përfshihet në tarifën që qytetarët paguajnë për energjinë elektrike që konsumojnë dhe se nuk do të ketë kosto tjetër shtesë.

Top Channel