Meta-Danielsson: Axhenda evropiane e vendit më e rëndësishme se ajo politike

16/11/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Z. Meta tha se dialogu politik është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e një klime bashkëpunuese në parlament me qëllim shmangien e vonesave të panevojshme për axhendën evropiane të vendit, e cila duhet të qëndrojë mbi axhendat e ngushta politike apo elektorale.

Kuvendi, tha Meta e ka lexuar progrse raportin me kujdes të veçantë dhe të gjithë rekomandimet e komisionit do të reflektohen në Planin e Veprimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi jo vetëm për qytetarët në rajon por edhe për sigurinë e të gjithë Bashkimit Evropian, ishte bindja e përbashkët e dy bashkëbiseduesve.

Top Channel