Lojtarët e Argjentinës bojkotojnë mediat

16/11/2016 00:00

Lionel Messi u bë lideri i Argjentinës jo vetëm në fitoren ndaj Kolumbisë, por edhe në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.

Sulmuesi 29-vjeçar mblodhi pjesën tjetër të futbollistëve të përfaqësueses duke deklaruar bojkotimin e medias. Ky vendim u mor në shenjë proteste pas lajmeve të fundit të publikuara për Ezekiel Lavezzi, i cili u akuzua për konsum të marijuanës gjatë grumbullimit të tij me kombëtare, akuza të cilat u hodhën poshtë nga Lavezzi.

“Morëm vendimin të mos flasim më në media dhe arsyeja dihet”, tha Messi. “Në drejtimin tonë janë ngritur shumë akuza, është treguar mungesë respekti dhe ne nuk kemi thënë asgjë. Por tani besoj se është kaluar çdo limit dhe akuzat ndaj Lavezzit janë të rënda. Njerëzit besojnë ato që shkruhen pikërisht sepse nuk themi asgjë. Më vjen keq që duhet të ndërmarrim këtë masë, por nuk kishim zgjidhje tjetër”.

Top Channel